1. PROFILI I FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 29- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton projekte/programe të larmishme në fusha të ndryshme me fokus në infrastrukturë rrugore, zhvillim urban, shërbime utilitare, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar dhe kryen aktivitetin në Zyrën Qendrore dhe në katër rajone: Tiranë, Korçë, Shkodër e Vlorë.

Reforma e Zhvillimit Rajonal konsiderohet nga Qeveria Shqiptare si një objektiv i rëndësishëm kombëtar. Në këtë kuadër, Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (RDPA), një projekt i Qeverisë Zvicerane dhe Austriake, është duke mbështetur Qeverinë Shqiptare, në disa prej aktiviteteve, për të çuar përpara Reformën për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.

Në përmbushje të këtij angazhimi, RDPA ofron pozicionin e Ekspertit të GIS (junior), i cili do të punojë me mbështetjen teknike të RDPA dhe nën supervizimin e plotë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

  1. QËLLIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Eksperti i GIS, do të punojë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të kontribuar në ngritjen e një sistemi gjeoinformatik në nivel rajonal i cili do të përdoret si një nga mjetet kryesore për hartimin, vlerësimin dhe monitorimin e dokumenteve të planifikimit dhe programimit të zhvillimit rajonal dhe kohezionit.

Në këtë kuadër, eksperti i GIS, do të kontribuojë në në përgatitjen dhe interpretimin e grupeve të të dhënave, përgatitjen e hartave tematike, dhe mbështetjes së analizave per zhvillimin rajonal dhe kohezionin.

  1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
  • Të kontribuojë në ngritjen e një sistemi GIS për përunimin e të dhënave në nivel kombëtar, rajonal, lokal apo edhe sektorial;
  • Të kontribuojë në përgatitjen e analizave hapësinore dhe të krijojë produkte/materiale informative nga analizimi i bazave të të dhënave në dispozicion;
  • Të punojë dhe analizojë baza të mëdha të dhënash për qëllime të zhvillimit territorial, rajonal, apo analizave të tjera me karakter socio–ekonomik dhe mjedisor;
  • Të kontribuojë në ngritjen e modeleve të avancuara të GIS sipas nevojës;
  • Të kontribuojë në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënavë në nivel lokal, rajonal, kombëtar apo dhe sektorial.
  1. PROFILI I KANDIDATIT

Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në GIS, gjeodezi, planifikim urban dhe hapsinor, shkenca kompjuterike apo disiplina te tjera të ngjashme; Përbën avantazh diploma pasuniversitare apo kualifikime të tjera në fushën e GIS dhe programe të ngjashme të përpunimit softuerik të të dhënave.

Kandidati duhet: të ketë njohuri dhe aftësi të shkëlqyera në përdorimin e programit GIS; të ketë aftësi në përdorimin e programeve të remote sensing si ArcGIS, QGIS, etj.; të ketë njohuri të menaxhimit të bazave të të dhënave duke përfshirë ruajtjen zgjidhjen e problemeve dhe përpunimin e të dhënave; të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze; të ketë aftësi  të mira komunikimi, përfshirë aftësinë për të demonstruar, udhëzuar, shpjeguar, dhe lehtësuar diskutimet; të ketë aftësi të shkëlqyera në mbledhjen, analizimin dhe vlerësimin e të dhënave nga burime të shumëllojshme informacioni; të ketë aftësi në menaxhimin efiçent të kohës; të ketë aftësi të shkëlqyera të përpunimit grafik të materialeve promovuese dhe prezantimeve; të krijojë dhe mbajë marrëdhënie efektive dhe pozitive me anëtarët e tjerë të ekipit;

Përbëjnë avantazh: njohuri të mira programimi softuerik dhe aftësi të mira të të punuarit në mënyrë të pavarur në disa aktivitete në të njëjtën kohë dhe me mbikqyrje të kufizuar;

Të ketë minimalisht 3 vjet eksperiencë të punuarit në GIS në fushën e zhvillimit hapësinor, territorial, rajonal apo fusha të tjera relevante me to; Eksperienca të vërtetuara të mëparshme të punuarit me baza të mëdha të dhënash dhe ngritje të modeleve specifike për përpunimin dhe analizimin e tyre.

  1. APLIKIMI

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit burimenjerezore@albaniandf.org.

Afati i fundit për aplikim: 04 mars 2022.

  1. VLERËSIMI/INTERVISTIMI

Faza I: Aplikimet e mbledhura do të shqyrtohen nga Komisioni i Vlerësimit. Kandidatët që plotësojnë kriteret, do të njoftohen për të zhvilluar një intervistë me përfaqësues të FSHZH dhe RDPA.

Kandidatët që do të përzgjidhen pas intervistës do të njoftohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore për takimin pranë zyrave të FSHZH për të vijuar me fazën e dytë.

Faza II: Vlerësim për aftësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit për një tematikë të caktuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Kandidatët fitues të fazës së dytë do të njoftohen të fillojnë punën duke lidhur kontratën individuale përkatëse.