TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Profili

RRETH NESH

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 28- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Besueshmëria, transparenca, efektiviteti dhe  qëndrueshmëria janë parimet që udhëheqin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në punën e tij me partnerët dhe donatorët. FSHZH aplikon metoda novative dhe është i orientuar drejt rezultateve afatgjata në interes të komuniteteve përfituese të projekteve që zbatohen prej tij.

MISIONI YNE

 

Nga një institucion që u krijua me misionin për zbutjen e varfërisë në zonat rurale të Shqipërise pas rënies së sistemit totalitar nëpërmjet ndërhyrjeve të vogla, FSHZH është transformuar në levën kryesore të zhvillimit. FSHZH aplikon në punën e vet qasjen rajonale dhe zbaton projekte të integruara dhe komplekse që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik dhe krijimin e modeleve të suksesshme. FSHZH është gjerësisht e njohur për projektet në infrastrukturën rrugore, ujësjellës-kanalizime, urbanizim, etj.. Në fokus është zhvillimi i sektorit të turizmit nëpërmjet hartimit të studimeve dhe planeve të ndërhyrjeve në nivel rajonal dhe kombëtar.

VLERAT

ÇFARE NA UDHËHEQ?

PËRKUSHTIMI

Për ne çdo projekt ka rëndësi kombëtare.

KORREKTËSIA

Ne jemi personalisht të angazhuar për të përmbushur objektivat e marrë përsipër.

INTEGRITETI

Ne veprojmë sipas standardeve më të larta të integritetit në të gjitha proceset tona.

SERIOZITETI

Ne i bëjmë gjërat të ndodhin.

PSE FSHZH?

 

  • Përvojë 28-vjeçare dhe ekspertizë në fushën e projektimit dhe zbatimit të programeve rajonale në:
    • infrastrukturë
    • urbanizim
    • turizëm
  • Shërbime të shpejta, fleksibël, efikase dhe me kosto të ulët
  • Staf profesionistësh me përvojë dhe të përkushtuar
WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.