TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Struktura Organizative

STRUKTURA ORGANIZATIVE

Organet drejtuese të FSHZH-së janë:

a. Këshilli Drejtues (KD)
b. Drejtori Ekzekutiv (DE)

Organi këshillimor i FSHZH-se është Këshilli Tekniko Administrativ (KTA).

Këshilli Drejtues (KD)

KD është organi më i lartë vendimmarrës i FSHZH-së dhe përbehet nga 11 anëtare.

Drejtori Ekzekutiv (DE):

DE është autoriteti më i lartë ekzekutiv i FSHZH. DE emërohet me një shumicë prej 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të KD të FSHZH-së dhe përgjigjet përpara tij. DE në kryerjen e detyrave të tij asistohet nga:

a. Departamenti i Monitorimit dhe Auditimit ;

b. Sekretare pranë zyrës së DE.

Këshilli Tekniko Administrativ (KTA): 

KTA është një organ këshillimor, që krijohet me vendim të DE dhe përbëhet nga DE dhe drejtues të departamenteve e njësive të FSHZH-së.


STRUKTURA MATRICORE

Për kryerjen e aktivitetit kryesor të saj, menaxhimit të projekteve dhe programeve të ndryshme, FSHZH është e organizuar në një formë tre-dimensionale, matricore, e cila garanton që të sigurohet në të njëjtën kohë një vëmendje më e madhe në menaxhimin e projekteve/programeve të veçanta dhe të ruhet cilësia në zbatimin e secilës fazë të menaxhimit të tyre. Në dimensionin e parë të strukturës janë Njësitë Funksionale (NJF), funksionet e të cilave përbejnë fazat respektive të Projekteve/Programeve. NJF janë përgjegjëse për kryerjen me cilësi të funksionit të tyre në të gjitha aktivitetet e FSHZH. Në dimensionin e dytë janë Njësitë e Menaxhimit të Projekteve/Programeve (NJMP), të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e Projekteve/Programeve të FSHZH. Në dimensionin e tretë të strukturës janë Njësitë Rajonale (NJR), të cilat janë përgjegjëse për përfaqësimin, koordinimin dhe mbikqyrjen e aktiviteteve të programimit dhe zbatimit të projekteve/programeve të FSHZH në zonat përkatëse të zhvillimit rajonal.

Departamentet në FSHZH janë:

Departamenti i Monitorimit dhe Auditimit (DMA):

Departamenti i Monitorimit dhe Auditimit (DMA) asiston Drejtorin Ekzekutiv në veprimtarinë e përditshme si dhe përfaqëson organizatën në raport me palet e treta, duke përfshirë institucionet qëndrore, organet vendore, kontraktorët, partnerët dhe grupet e ndryshme të interesit.  Departamenti i Monitorimit dhe Auditimit (DMA) drejtohet nga Drejtori i Departamentit dhe përfshin brenda strukturës së së tij tre njësi që menaxhohen nga përgjegjësit e njësive.

a. Njësia e Auditit te Brendshëm;

b. Njësia e Monitorimit te Organizates;

c. Njësia e Marrëdhënieve me Grupet e Interesit.


Departamenti i Zhvillimit Rajonal (DZHR):

DZHR drejtohet nga Drejtori i Departamentit (DDZHR) dhe ka si mision të tij orientimin e FSHZH drejt një sistemi inovativ dhe efikas të zhvillimit rajonal. DZHR përfshin Njësitë Funksionale të mëposhtme:

a. Njësia e Programimit (NjPG)

b. Njësia e Hartimit të Projekteve dhe Koordinimit të Marrëdhënieve me Donatorët (NjHPKMD)

c. Njësia e Menaxhimit të Projekteve të Bashkëpunimit (NjMPB)


Departamenti i Infrastrukturës (DI):

DI drejtohet nga Drejtori i Departamentit (DDI) dhe përfshin Njësitë Funksionale të mëposhtme:

a. Njësia Teknike;

b. Njësia e Mbështetjes Teknike;

c. Njësia e Mjedisit dhe Sociale.

d. Njësia e shpronësimit, lejeve dhe dorëzimit të objekteve


Departamenti i Financës (DF):

DF drejtohet nga Drejtori i Departamentit (DDF). DF administron financat e FSHZH, konform ligjit të FSHZH-së, Manualit të Procedurave, procedurave të miratuara nga KD dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshjet e financimit. DF kryen funksionet e tij të ndara në njësitë e mëposhtme, në baza projekti, në funksion të NJMP-ve dhe të konsoliduara për FSHZH:

a. Njësia e Kontabilitetit

b. Njësia e Financës


Departamenti Juridik dhe i Prokurimit (DJP)

DJP është përgjegjës për dhënien e asistencës ligjore për FSHZH-në dhe zhvillimin, ndjekjen e fazës se prokurimit të punimeve, mallrave, konsulencave; lidhjen e kontratave dhe kryerjen e amendimeve apo ndryshimeve të tyre, sipas kërkesave të njësive menaxhuese të tyre. DJP drejtohet nga Drejtori i Departamentit (DDJP) dhe realizon funksionet e tij përmes Njësive Funksionale të mëposhtme:

a. Njësia Juridike
b. Njësia e Prokurimit


Departamenti i Funksioneve Mbështetëse (DFM):

DFM është përgjegjës për zhvillimi e burimeve njerëzore në përputhje me rregullat e përcaktuara në Manualin e Procedurave dhe Kodin e Punës, zhvillimin e sistemeve informatike për FSHZH-në, dhe realizimin e mbështetjes logjistike për FSHZH-në. DFM drejtohet nga Drejtori i Departamentit (DDFM) dhe realizon funksionet e tij përmes Njësive Funksionale të mëposhtme:

a. Njësia e Burimeve Njerëzore;

b. Njësia e Teknologjisë së Informacionit;

c. Njësia e Administratës;


Departamenti i Menaxhimit te Projekteve/Programeve (DMP)

Departamenti i Menaxhimit te Projekteve/Programeve drejtohet nga Drejtori i DMP dhe përfaqëson një njësi funksionale. DMP përbëhet nga Njësitë e Menaxhimit të Projekteve, të cilat nga ana e tyre nuk janë njësi funksionale dhe krijohen në varësi të projekteve për të cilat FSHZH, percaktohet si agjenci zbatuese.


Njësitë Rajonale (NJR):

Njësitë Rajonale janë përgjegjëse për përfaqësimin, koordinimin dhe mbikqyrjen e aktiviteteve të programimit dhe zbatimit të projekteve/programeve të FSHZH në zonat përkatëse të zhvillimit rajonal.:

a. NjR 1 – Shkodër;

b. NjR 2 – Tiranë/pranë zyrave qendrore të FSHZH ;

c. NjR 3 – Korçë;

d. NjR 4 – Vlorë

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.