TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

INFO

LAJMET E FUNDIT

TE REJA

PROKURIME

RRETH NESH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 30 - vjeçare zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

1993 - 1996

Zbutja e varfërisë në zonat rurale të Shqipërise pas rënies së sistemit totalitar nëpërmjet zhvillimit rural dhe ngritjes së institucioneve dhe kapaciteteve lokale ishte misioni me të cilin FSHZH u krijua nëpërmjet financimit të donatorëve të huaj (Donatorët aktualë përfshijnë Bankën Botërore; UN; BE; CEB; BERZH; Bashkëpunimi Gjerman KfW; Fondi Saudit; Fondi Kuvajtjan)

1994 - 2018

  • Zonat rurale
  • Zonat urbane

12 Qarqe dhe 61 Bashki në të gjithë vendin.

1993 – deri sot

Ecuria historike e portofolit

E ARDHMJA

Ndërsa punojmë për të transformuar Shqipërinë, ne festojmë njëkohësisht edhe evolucionin tonë. Pavarësisht eksperiencës gati tridhjetë vjecare në zhvillimin e qëndrueshëm, ne vazhdojmë të operojmë me pasionin e një organizate të sapokrijuar. FSHZH vazhdimisht kërkon të rritet jo vetëm në numra, por edhe në ekspertizë. Teksa nevojat e Shqipërisë ndryshojnë dita ditës, ne jemi të përgatitur që t'u përgjigjemi sfidave të reja me zgjidhje efektive, praktike dhe afatgjata.

kaska-home
punetori

PROFILI I AKTIVITETIT

Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështet dhe asiston me fonde investimi NJQV-të dhe komunitetet për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së vogël social-ekonomike dhe shërbimeve sociale duke implementuar projekte të infrastrukturës rrugore, projekte ujësjellës-kanalizimesh, projekte ujitjeje & mbrojtje nga përmbytjet, ndërtime urash të vogla, ndërtime qendrash komunitare, shkollash etj.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndihmon në rritjen e kapaciteteve institucionale të NJQV-ve dhe komuniteteve në mirëadministrimin dhe qëndrueshmërinë e investimeve të kryera , në kuadër të Strategjisë për Decentralizimin e Qeverisjes Vendore. Gjithashtu FSHZH trajnon dhe ofron asistencë teknike për NJQV-të në hartimin e Planeve të Zhvillimit Lokal, të cilat nxisin zhvillimin dhe reduktojnë papunësinë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nxit pjesëmarrjen e komunitetit gjatë gjithë ciklit të identifikimit, zbatimit , funksionimit dhe mirëmbajtjes së nënprojektit. Në realizimin e nënprojekteve në infrastrukturë FSHZH mbështetet në bashkë-kontributin financiar të NJQV me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e investimeve. Çdo komunitet është përgjegjës për identifikimin e projektit të tij të preferuar, për ngritjen e Grupeve të Këshillimit dhe Ndjekjes që do të asistojë në planifikimin, supervizimin dhe administrimin e Funksionimit & Mirëmbajtjes së nënprojektit.

Kujdesi ndaj mjedisit është pjesë e kritereve vlerësuese që përdoren gjatë përzgjedhjes, projektimit dhe zbatimit të nënprojekteve nga FSHZH. Vlerësimi mjedisor merr parasysh mjedisin natyror, shëndetin njerëzor dhe aspektet social-kulturore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për secilin projekt, kryen konsultimin me publikun për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

AKTIVITETE

PORTOFOLI AKTIV

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT

FAKTE DHE SHIFRA

15

PROGRAME

313

PROJEKTE

1400

MLN DOLLARË

PORTOFOLI (2017-2027)
130

SKUADRA

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.