TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Nënprojekte

Infrastruktura Rrugore
59%

Deri më sot numri i nënprojekteve të realizuara është 1,223 ose 59% e totalit. Impakti kryesor është përmirësimi i shërbimit të transportit dhe përmirësimi i situatës socio-ekonomike.

Ujësjellësa & Kanalizime (KUZ)
19%

Numri i ujësjellësve të realizuar është 405 ose 19.5 % e totalit të objekteve të realizuara. Impakt i lartë në përmirësimin e kushteve të jetesës, veçanërisht për gratë dhe të moshuarit.

Shkolla, Kopshte & Mjedise sportive
6%

Deri më sot numërohen 129 shkolla, kopshte dhe mjedise sportive të rindërtuara ose të ndërtuara nga e para ose 6.2 % e totalit të investimeve. Impakt në rritjen e cilësisë se mësimdhënies dhe shtimin e frekuentimit.

 

Rikualifikime urbane
1%

Janë 20 nënprojekte të realizuara për rikualifikim urban të qendrave të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin ose 1 % e totalit të investimeve. Urbanizimi dhe transformimi i tyre ka sjellë impakt të drejtpërdrejte në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe promovimin e turizmit.

Qendra Shëndetësore
2%

Janë realizuar 45 qendra shëndetësore ose 2.2 % e totalit të investimeve. Qendrat shëndetësore kane rritur aksesin për shërbimin parësor shëndetësor, kryesisht në zonat rurale.

Sisteme Kullimi
3%

Deri më sot janë realizuar 66 projekte të tilla ose 3.2 % e totalit, duke shtuar mundësitë për prodhim dhe biznes të komuniteteve rurale.

Ura
2%

Deri më sot janë realizuar 56 projekte të tilla ose 2.7% e totalit. Impakt në rritjen e aktiviteteve sociale dhe diversifikimin e mundësive ekonomike të komunitetit.

Tregje
1%

Deri më sot janë ndërtuar 17 tregje komunale ose 0.8% e totalit. Impakt në shtimin e mundësive të punësimit dhe të ardhurave të NjQV-ve.

Ndërtesa Publike, Qendra Komunitare dhe Objekte të tjera social - kulturore
2%

Deri më sot janë realizuar 53 nën-projekte ose 2.5% e totalit. Rehabilitimi i ndërtesave publike si qendra kulturore, qendra komunitare, etj. ka kontribuar në shtimin e aktiviteteve sociale dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës.

Objekte të tjera
3%

Numri i këtyre objekteve arrin në 60, të tilla si: mbrojtje lumore, projekte sociale, projekte mjedisore, parqe etj. ose 2.9 % e totalit.

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.