Njoftim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të Programit “PZHIUT – PROJEKTI I ZHVILLIMIT TE INTEGRUAR URBAN DHE TURIZMIT”, me financim të Bankës Botërore, organizojnë ‘Diskutimin (workshop) me Grupet e Interesit’ për Projektin: “Përmirësimi i Integruar Urban të Zonave Turistike të Ksamilit, Orikumit dhe Borshit dhe Zonave Pranë.

Për të prezantuar këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e organizuar për të diskutuar me grupet e interesit, drejtuar autoriteteve rajonale dhe lokale si dhe grupeve të interesit dhe komunitetit,

  • Ditën e martë, më datë 05/03/2024, ora 10:30, pranë Pallatit të Kulturës, Vlorë;
  • Ditën e martë, më datë 05/03/2024, ora 14:00, pranë Salla e Këshillit Bashkiak, Himarë;
  • Ditën e mërkurë, më datë 06/03/2024, ora 10:30, pranë Bashkia Sarandë.

Gjatë takimit do të prezantohen si në vijim:

  • Prezantim mbi projektin;
  • Studimi mbi zonën e projektit;
  • Vizioni i turizmit dhe lista e gjatë e ndërhyrjeve.

Takimi do të përqendrohet në ‘vizioni i validuar i zhvillimit, konceptet alternative dhe konceptet e propozuara të projektimit të integruar urban’.

Faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin,