TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT LIDER NË PERBALLIMIN E SFIDAVE LEXO ME SHUME PROGRAMI PËR ZHVILLIM TË INTEGRUAR URBAN DHE TURIZMIN PZHIUT LEXO MË SHUMË PROGRAMI PËR ZHVILLIM TË INTEGRUAR URBAN DHE TURIZMIN INFRASTRUKTURA VENDORE DHE RAJONALE IVR LEXO MË SHUMË INFRASTRUKTURA VENDORE DHE RAJONALE PROGRAMI I RRUGËVE LIDHËSE RAJONALE LEXO MË SHUMË PROGRAMI I UJËSJELLËSVE RURALË LEXO MË SHUMË RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS LEXO MË SHUMË

INFO

LAJMET E FUNDIT

TE REJA

PROKURIME

RRETH NESH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 30 - vjeçare zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

1993 - 1996

Zbutja e varfërisë në zonat rurale të Shqipërise pas rënies së sistemit totalitar nëpërmjet zhvillimit rural dhe ngritjes së institucioneve dhe kapaciteteve lokale ishte misioni me të cilin FSHZH u krijua nëpërmjet financimit të donatorëve të huaj (Donatorët aktualë përfshijnë Bankën Botërore; UN; BE; CEB; BERZH; Bashkëpunimi Gjerman KfW; Fondi Saudit; Fondi Kuvajtjan)

1994 - 2018

  • Zonat rurale
  • Zonat urbane

12 Qarqe dhe 61 Bashki në të gjithë vendin.

1993 – deri sot

Ecuria historike e portofolit

E ARDHMJA

Ndërsa punojmë për të transformuar Shqipërinë, ne festojmë njëkohësisht edhe evolucionin tonë. Pavarësisht eksperiencës gati tridhjetë vjecare në zhvillimin e qëndrueshëm, ne vazhdojmë të operojmë me pasionin e një organizate të sapokrijuar. FSHZH vazhdimisht kërkon të rritet jo vetëm në numra, por edhe në ekspertizë. Teksa nevojat e Shqipërisë ndryshojnë dita ditës, ne jemi të përgatitur që t'u përgjigjemi sfidave të reja me zgjidhje efektive, praktike dhe afatgjata.

kaska-home
punetori

PROFILI I AKTIVITETIT

Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështet dhe asiston me fonde investimi NJQV-të dhe komunitetet për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së vogël social-ekonomike dhe shërbimeve sociale duke implementuar projekte të infrastrukturës rrugore, projekte ujësjellës-kanalizimesh, projekte ujitjeje & mbrojtje nga përmbytjet, ndërtime urash të vogla, ndërtime qendrash komunitare, shkollash etj.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndihmon në rritjen e kapaciteteve institucionale të NJQV-ve dhe komuniteteve në mirëadministrimin dhe qëndrueshmërinë e investimeve të kryera , në kuadër të Strategjisë për Decentralizimin e Qeverisjes Vendore. Gjithashtu FSHZH trajnon dhe ofron asistencë teknike për NJQV-të në hartimin e Planeve të Zhvillimit Lokal, të cilat nxisin zhvillimin dhe reduktojnë papunësinë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nxit pjesëmarrjen e komunitetit gjatë gjithë ciklit të identifikimit, zbatimit , funksionimit dhe mirëmbajtjes së nënprojektit. Në realizimin e nënprojekteve në infrastrukturë FSHZH mbështetet në bashkë-kontributin financiar të NJQV me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e investimeve. Çdo komunitet është përgjegjës për identifikimin e projektit të tij të preferuar, për ngritjen e Grupeve të Këshillimit dhe Ndjekjes që do të asistojë në planifikimin, supervizimin dhe administrimin e Funksionimit & Mirëmbajtjes së nënprojektit.

Kujdesi ndaj mjedisit është pjesë e kritereve vlerësuese që përdoren gjatë përzgjedhjes, projektimit dhe zbatimit të nënprojekteve nga FSHZH. Vlerësimi mjedisor merr parasysh mjedisin natyror, shëndetin njerëzor dhe aspektet social-kulturore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për secilin projekt, kryen konsultimin me publikun për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

AKTIVITETE

PORTOFOLI AKTIV

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT

FAKTE DHE SHIFRA

15

PROGRAME

313

PROJEKTE

1400

MLN DOLLARË

PORTOFOLI (2017-2027)
130

SKUADRA

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.