Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dhe Bashkia Vlorë, në kuadër të projektit: “Projekt për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit” me financim nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare, organizojnë Diskutimin me Publikun/ Grupet e Interesit për Projektin:Menaxhimi, Interpretimi dhe Plani i Eksperiencës së vizitorëve, Dizajni dhe Mbikëqyrja për sitet Turistike të Kalasë së Kaninës, Kalasë së Borshit dhe Shpellës së Spilesë. Ndërhyrje Strukturore për rritjen e stabilitetit të shpatit në Kalanë e Borshit.

 

Për të prezantuar këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në:

Takimin “Diskutim me Publikun”, drejtuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Hënë më datë 26.06.2023 ora 11:00, pranë Belvedere Kanina ne qender te Kaninës, Vlorë;

Takimin “Diskutim me Publikun”, drejtuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Martë më datë 27.06.2023 ora 11:00, në Sallën e mbledhjeve, pranë fushës së sportit, Himarë.

Gjatë takimit do të prezantohen:

“Vizioni për valorizimin e turizmit të siteve turistike të Kalasë së Kaninës, Kalasë së Borshit dhe shpellës të Spilesë. Plani i menaxhimit të sitit dhe identifikimi i projekteve të investimeve”.

Takimi do të përqendrohet në prezantimin e propozimeve kryesore dhe në diskutimet potenciale me publikun dhe grupet e interest mbi komentet dhe pikëpamjet e tyre mbi këtë Projekt.

Ju mirëpresim!