Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë mbi 25- vjeçare zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. FSHZH mbështet Qeverinë Shqiptare për të përmbushur objektivat e saj për zhvillimin e integruar e harmonik të vendit, nëpërmjet nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe social, të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv, në nivel rajonal e vendor, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit me fokus territorial, në interes të shoqërisë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpall pozicionin vakant “Specialist i Inspektimit në territor, Njësia Rajonale Korçë”

Funksionet & detyrat

Specialisti  i Inspektimit në territor është përgjegjës për sigurimin e mbështetjes teknike për njësitë e menaxhimit të projekteve, nëpërmjet kontrollit të projekteve teknike infrastrukturore. Ai bashkëpunon e koordinon punën me njësite e tjera organizative të FSHZH-së për të siguruar projekte teknike cilësore të gatshme për zbatim.

Detyrat kryesore të tij janë:

  • Të verifikojë zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe parashikimet ligjore në fuqi që rregullojnë fushën e ndërtimit si dhe të bëjë verifikim volumesh nëse do të kërkohet nga Njësia Teknike në FSHZH.
  • Të verifikojë situatën në terren për objektet që planifikohen të financohen dhe zbatohen nga FSHZH, përpara fazës së projektimit, gjatë zbatimit dhe deri në përfundimin e tyre;
  • Të raportojë për cdo javë mbi kontratat që ka në ndjekje si dhe cdo herë që i kërkohet nga Njësia Teknike
  • Të marrë masat për të zgjidhur cdo problematikë të shfaqur në terren lidhur me zbatimin e kontratave që ka në ndjekje dhe të raportojë rastet që nuk arrin ti zgjidhë, për trajtim të mëtejshëm nga Zyrat Qendrore
  • Të asistojë aktivitetet e FSHZH-së në territor.

Profili i kandidatit

Kualifikime, Përvoja dhe Aftësitë:

1.     Të jetë diplomuar në një nga degët e inxhinierisë, preferohet ndërtimi

2.     Preferohet të jetë me banim në një nga qytetet e rajonit Korçë

3.     Të ketë përvojë pune në fushën e ndërtimit minimalisht 5 vjet

4.     Të ketë përvojë pune si inxhinier në pozicione të ngjashme

5.     Të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe të paketës MS Office (kryesisht Autocad, excel, ëord)

6.     Të zotërojë mirë gjuhën angleze

7.     Të ketë inisiativë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në kohë dhe me efektivitet

8.     Të përgatisë raporte komplekse për punën e kryer

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit  burimenjerezore@albaniandf.org.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen.

Afati i fundit i aplikimit : 03 dhjetor 2020