1. PROFILI I FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 29- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton projekte/programe të larmishme në fusha të ndryshme me fokus në infrastrukturë rrugore, zhvillim urban, shërbime utilitare, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar dhe kryen aktivitetin në Zyrën Qendrore dhe në katër rajone: Tiranë, Korçë, Shkodër e Vlorë.

Reforma e Zhvillimit Rajonal konsiderohet nga Qeveria Shqiptare si një objektiv i rëndësishëm kombëtar. Në këtë kuadër, Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri(RDPA), një projekt i Qeverisë Zvicerane dhe Austriake, është duke mbështetur Qeverinë Shqiptare, në disa prej aktiviteteve, për të çuar përpara Reformën për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.

Në përmbushje të këtij angazhimi, RDPA ofron pozicionin e Ekspertit të Burimeve Njerëzore dhe Institucionale, i cili do të punojë me mbështetjen teknike të RDPA dhe nën supervizimin e plotë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

  1. QËLLIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Eksperti i burimeve njerëzore dhe institucionale, do të punojë dhe kontribuojë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), për ngritjen e strukturave dhe organizimin e organeve kolegjiale, monitorimin institucional, hartimin e rregulloreve dhe procedurave, ngritjen e kapaciteteve, dhe përmirësimin e aspektit funksional të institucionit.

Në këtë kuadër, eksperti i burimeve njerëzore dhe institucionale do të sigurojë ekspertizën e nevojshme në përmirësimin e performancës organizative dhe zhvillimin e saj nëpërmjet këshillimit mbi politikat e kërkuara dhe mekanizmat koordinues për fuqizimin e kuadrit institucional.

  1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
  • Të kontribuojë në rishikimin e kuadrit institucional dhe kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore të institucionit duke siguruar qeverisje dhe llogaridhënie të përshtatshme (të jashtme dhe të brendshme);
  • Të kontribuojë në ndjekjen dhe koordinimin e aktiviteteve që lidhen me ngritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore në kuadër të projekteve/programeve;
  • Të kontribuojë në ngritjen dhe aftësimin e bordeve të partneritetit në nivel kombëtar dhe rajonal, sipas përcaktimeve të Ligjit për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin;
  • Të rekomandojë strategji përmirësimi për të nxitur dhe drejtuar zhvillimin e politikave dhe rregulloreve të përshtatshme;
  • Të kontribujë në përgatitjen e raporteve dhe dokumenteve rekomandues periodike dhe sipas nevojës.
  • Të përftojë njohuri të mira mbi kuadrin rregullator të donatorëve/partnerëve kyç të organizatës;
  1. PROFILI I KANDIDATIT

Kandidati duhet të ketë diplomë master në shkenca juridike/ekonomike apo politike, menaxhim në sektorin publik, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjashme.

Kandidati duhet: të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi në audienca të ndryshme; të ketë aftësi shumë të mira analitike; të ketë aftësi organizative dhe planifikuese;

Të ketë minimalisht 7 vjet eksperiencë pune në organizata të sektorit publik; Avantazh përbën eksperienca e punës në mjedise ndërkombëtare dhe skuadra multi-disiplinare.

  1. APLIKIMI

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit burimenjerezore@albaniandf.org.

Afati i fundit për aplikim: 04 mars 2022.

  1. VLERËSIMI/INTERVISTIMI

Faza I: Aplikimet e mbledhura do të shqyrtohen nga Komisioni i Vlerësimit. Kandidatët që plotësojnë kriteret, do të njoftohen për të zhvilluar një intervistë me përfaqësues të FSHZH dhe RDPA.

Kandidatët që do të përzgjidhen pas intervistës do të njoftohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore për takimin pranë zyrave të FSHZH për të vijuar me fazën e dytë.

Faza II: Vlerësim për aftësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit për një tematikë të caktuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Kandidatët fitues të fazës së dytë do të njoftohen të fillojnë punën duke lidhur kontratën individuale përkatëse.