Në kuadër të zbatimit të Programit Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe të Integruar në 100 Fshatrat, FSHZH do të ndërmarrë procesin e Vlerësimit të Impaktit të këtij programi. Faza e parë e tij po mbështetet nga Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipëri (RDPA) dhe konsiston në përgatitjen e metodologjisë së vlerësimit si dhe realizimin e një “Studimi fillestar (baseline study) mbi vlerësimin e impaktit të Programit 100 Fshatrat”.

Me qëllim realizimin e këtij studimi, RDPA do të angazhojë një ekip multidisiplinar i cili do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për realizimin e fazës së parë të këtij vlerësimi.

Ekspertët që do të angazhohen në këtë ekip multidisiplinar janë 4 ekspertë të nivelit të lartë “senior” dhe 4 intervistues terreni të nivelit “junior”, më konkretisht: Koordinator Projekti (1) – niveli “senior”; Ekspert i Zhvillimit Ekonomik (1) – niveli “senior”; Menaxher i të Dhënave të Anketimit në Terren (1) – niveli “senior”; Analist i të Dhënave (1) – niveli “senior”; Intervistues Terreni (4) – niveli “junior”.

Aplikimet do të jenë individuale por lejohet edhe aplikimi i individëve që punojnë në një strukturë të përbashkët, por aplikojnë si individë.

Periudha e angazhimit për secilin nga pozicionet do të variojë sipas pozicionit specifik nga 28 – 50 ditë pune, gjatë periudhës Maj – Nëntor 2022.

Për më shumë informacion mbi Termat e Përgjithshme të Referencës së Studimit Fillestar (Baseline Study), klikoni linkun e mëposhtëm:

Termat e References 

Kërkesat për pozicione

Më poshtë mund të klikoni mbi pozicionin e kërkuar, ku janë të dhënat e përgjithshme, specifikimet dhe kualifikimet e kandidatëve:

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV, letër interesi dhe një përmbledhje të punëve të tjera të ngjashme me këtë kontratë, në adresën e-mail: burimenjerezore@albaniandf.org, jo më vonë se data 15 Prill 2022, ora 16:30.