1. PROFILI I FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 29- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton projekte/programe të larmishme në fusha të ndryshme me fokus në infrastrukturë rrugore, zhvillim urban, shërbime utilitare, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar dhe kryen aktivitetin në Zyrën Qendrore dhe në katër rajone: Tiranë, Korçë, Shkodër e Vlorë.

Reforma e Zhvillimit Rajonal konsiderohet nga Qeveria Shqiptare si një objektiv i rëndësishëm kombëtar. Në këtë kontekst, Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (RDPA), një projekt i Qeverisë Zvicerane dhe Austriake, është duke mbështetur Qeverinë Shqiptare, në disa prej aktiviteteve, për të çuar përpara Reformën për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.

Në përmbushje të këtij angazhimi, RDPA ofron pozicionin e Ekspertit për Kuadrin Rregullator, i cili do të punojë me mbështetjen teknike të RDPA-së dhe nën supervizimin e plote të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

  1. QËLLIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Eksperti për kuadrin rregullator do të punojë dhe kontribuojë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), për ndjekjen e hartimit dhe miratimit të kuadrit rregullator (akteve ligjore dhe nënligjore) për zhvillimin rajonal në Shqipëri.

Në këtë kontekst, eksperti për kuadrin rregullator, ndër të tjera do të kontribuojë në rregullimin dhe garantimin e marrëdhënieve ligjore me te gjitha palet apo/edhe aktorët e përfshirë në porces.

  1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
  • Të kontribuojë në hartimin e kuadrit rregullator duke ndjekur fazat e hartimit, rishikimit dhe miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore për zhvillimin rajonal dhe kohezionin;
  • Të kontribuojë dhe punojë mbi dhënien e propozimeve për ndryshime apo përmirësime në aktet ligjore apo nënligjore;
  • Të këshillojë dhe japë mendimin juridik, sipas rastit dhe kur kërkohet lidhur me çështjet për zhvillimin rajonal dhe kohezionin;
  • Të kontribuojë për ndërtimin dhe ruajtjen e një databaze të kuadrit/eve ligjore relevante dhe të përgatisë raporte periodike për inforimim;
  • Të jetë i gatshëm të kontribuojë në ndjekjen e detyrave të tjera sipas nevojave.
  1. PROFILI I KANDIDATIT

Kandidati duhet të ketë diplomë master në shkenca juridike.

Kandidati duhet: të ketë njohuri të mira mbi legjislacionin vendas; të disponojë njohuri në menaxhimin e projekteve/programeve; të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze (shkruar & lexuar); të ketë njohuri mbi përdorimin e programeve bazë kompjuterike, duke përfshirë MS Word, Excel, PowerPoint, etj.; të paraqesë aftësi të mira organizative dhe komunikuese; të ketë aftësi të mira të të punuarit në grup.

Të ketë 5 vjet eksperiencë pune në profesion; Përbën avantazh eksperienca e mëparshme në sektorin publik.

  1. APLIKIMI

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit burimenjerezore@albaniandf.org.

Afati i fundit për aplikim: 04 mars 2022.

  1. VLERËSIMI/INTERVISTIMI

Faza I: Aplikimet e mbledhura do të shqyrtohen nga Komisioni i Vlerësimit. Kandidatët që plotësojnë kriteret, do të njoftohen për të zhvilluar një intervistë me përfaqësues të FSHZH dhe RDPA.

Kandidatët që do të përzgjidhen pas intervistës do të njoftohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore për takimin pranë zyrave të FSHZH për të vijuar me fazën e dytë.

Faza II: Vlerësim për aftësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit për një tematikë të caktuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Kandidatët fitues të fazës së dytë do të njoftohen të fillojnë punën duke lidhur kontratën individuale përkatëse.