PROGRAMI I PRAKTIKAVE TË PUNËS

FSHZH organizon një Program të Praktikave të Punës afatgjatë me qëllim ofrimin e mundësisë së një përvoje pune në një mjedis dinamik dhe në bashkëpunim me profesionistë në fusha të ndryshme. Praktika do të ketë një kohëzgjatje 6 – 12 muaj në varësi të pozicionit të punës dhe do të ketë pagesë.

Praktikantët do të vendosen në zyrat e FSHZH në rajonet Tiranë, Vlorë, Korçë e Shkodër. Nëse po përfundon apo ke përfunduar studimet në nivelin master dhe ke dëshirë të bashkosh energjinë tënde me ekspertizën prej tre dekadash të FSHZH apliko!