1. PROFILI I FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 29- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton projekte/programe të larmishme në fusha të ndryshme me fokus në infrastrukturë rrugore, zhvillim urban, shërbime utilitare, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar dhe kryen aktivitetin në Zyrën Qendrore dhe në katër rajone: Tiranë, Korçë, Shkodër e Vlorë.

Reforma e Zhvillimit Rajonal konsiderohet nga Qeveria Shqiptare si një objektiv i rëndësishëm kombëtar. Në këtë kuadër, Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri(RDPA), një projekt i Qeverisë Zvicerane dhe Austriake, është duke mbështetur Qeverinë Shqiptare, në disa prej aktiviteteve, për të çuar përpara Reformën për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.

Në përmbushje të këtij angazhimi, RDPA ofron pozicionin e Ekspertit të Ngritjes së Sistemeve të Menaxhimit dhe Kontrollit të Programit Operacional, i cili do të punojë me mbështetjen teknike të RDPA dhe nën supervizimin e plotë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

  1. QËLLIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Eksperti i ngritjes së sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit do të punojë dhe kontribuojë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) për ngritjen e sistemit te menaxhimit dhe kontrollit të programit operacional për zhvillimin rajonal.

  1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
  • Të ofrojë ekspertizë për njohjen, analizimin dhe vlerësimin e sistemeve dhe proceseve të menaxhimit dhe kontrollit që ekzistojnë në organizatë dhe të rekomandojë hapat për t’i përmirësuar ato, në funksion të rritjes së performancës dhe arritjes së objektivave të organizatës;
  • Të kontribuojë në hartoimin e një udhëzuesi për përmirësimin e sistemeve ekzistuese dhe zhvillimin e sistemeve te menaxhimit dhe kontrollit sipas kërkesave të institutcionit;
  • Të kontribuojë në përgatitje e seksioneve relevante të programeve operacionale;
  • Të kontribuojë dhe ofrojë këshillim strategjik lidhur me përdorimin e teknologjisë për arritjen e qëllimeve për ngritjen e sistemeve të menaxhimit;
  • Të monitorojë zbatimin e hapave për përmirësimin e sistemit dhe të përgatisë raporte dhe rekomandime periodike.
  1. PROFILI I KANDIDATIT

Kandidati duhet të ketë diplomë master në ekonomi, juridik, shkenca sociale, inxhinieri, informatikë dhe fusha të ngjashme me to.

Kandidati duhet: të ketë njohuri të arkitekturës së sistemeve organizative; të ketë njohuri të procedurave të prokurimit publik; të ketë njohuri të sistemeve hardware, software dhe administrimin e sistemeve; të ketë njohuri të metodologjive të zhvillimit të aplikacioneve; të ketë aftësi të shumë të mira analitike; të ketë aftësi organizative dhe planifikuese.

Të ketë të paktën 7 vite eksperiencë pune në procese që lidhen me kontrollin e brendshëm dhe sigurimin e cilësisë në institucione publike apo private.

  1. APLIKIMI

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit burimenjerezore@albaniandf.org.

Afati i fundit për aplikim: 04 mars 2022.

  1. VLERËSIMI/INTERVISTIMI

Faza I: Aplikimet e mbledhura do të shqyrtohen nga Komisioni i Vlerësimit. Kandidatët që plotësojnë kriteret, do të njoftohen për të zhvilluar një intervistë me përfaqësues të FSHZH dhe RDPA.

Kandidatët që do të përzgjidhen pas intervistës do të njoftohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore për takimin pranë zyrave të FSHZH për të vijuar me fazën e dytë.

Faza II: Vlerësim për aftësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit për një tematikë të caktuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Kandidatët fitues të fazës së dytë do të njoftohen të fillojnë punën duke lidhur kontratën individuale përkatëse.