1. PROFILI I FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 29- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton projekte/programe të larmishme në fusha të ndryshme me fokus në infrastrukturë rrugore, zhvillim urban, shërbime utilitare, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar dhe kryen aktivitetin në Zyrën Qendrore dhe në katër rajone: Tiranë, Korçë, Shkodër e Vlorë.

Reforma e Zhvillimit Rajonal konsiderohet nga Qeveria Shqiptare si një objektiv i rëndësishëm kombëtar. Në këtë kuadër, Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (RDPA), një projekt i Qeverisë Zvicerane dhe Austriake, është duke mbështetur Qeverinë Shqiptare, në disa prej aktiviteteve, për të çuar përpara Reformën për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.

Në përmbushje të këtij angazhimi, RDPA ofron pozicionin e Ekspertit Financiar, i cili do të punojë me mbështetjen teknike të RDPA-së dhe nën supervizimin e plotë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

  1. QËLLIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Eksperti Financiar, do të punojë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për përgatitjen dhe hartimin e planeve të financimit të programeve strategjike dhe të zhvillimit dhe përgjegjësi të ngjashme.

Në këtë kuadër, eksperti financiar do të kontribuojë dhe punojë më specifikisht për identifikimin e burimeve financiare të mundshme, hartimin e buxheteve, dhe përgatitjen e planeve apo programeve specifike financiare të nevojshme për mbështetjen e programeve strategjike dhe programit operacional të zhvillimit rajonal.

  1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
  • Të kontribuojë dhe punojë në përgatitjen e instrumentit financiar dhe dokumentacionit të nevojshëm (akte, marrëveshje, manuale) për vënien në funksionim të këtij instrumenti për zhvillimin rajonal dhe në përputhje me programet strategjike dhe programin e zhvillimit rajonal;
  • Të kontribuojë dhe punojë për hartimin e planit/eve dhe ngritjen e kapaciteteve te aktoreve ne proces sipas nevojës;
  • Të kontribuojë në përgatitjen e dokumenteve dhe të korrespondencave në lidhje me aktivitetin financiar të programit operacional për zhvillimin rajonal.
  • Të jetë i gatshëm të kontribuojë në ndjekjen e detyrave të tjera sipas nevojave.
  1. PROFILI I KANDIDATIT

Kandidati duhet të ketë diplomë master në një prej degëve të Fakultetit të Ekonomisë.

Kandidati duhet: të ketë njohuri të mira të legjislacionin përkatës në fushën e financës; të zotërojë në mënyrë të shkelqyer gjuhën angleze (të shkruar dhe të folur); të ketë aftësi të mira analitike; ë ketë aftësi dhe njohuri të mirë të programeve bazë të financës dhe të paketës Microsoft (Excel, Word, PowerPoint, etj); të ketë aftësi të mirë komunikuese, organizative dhe të të punuarit në grup.

Të ketë minimalisht 5 vjet eskperiencë pune në profesion.

  1. APLIKIMI

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit burimenjerezore@albaniandf.org.

Afati i fundit për aplikim: 04 mars 2022.

  1. VLERËSIMI/INTERVISTIMI

Faza I: Aplikimet e mbledhura do të shqyrtohen nga Komisioni i Vlerësimit. Kandidatët që plotësojnë kriteret, do të njoftohen për të zhvilluar një intervistë me përfaqësues të FSHZH dhe RDPA.

Kandidatët që do të përzgjidhen pas intervistës do të njoftohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore për takimin pranë zyrave të FSHZH për të vijuar me fazën e dytë.

Faza II: Vlerësim për aftësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit për një tematikë të caktuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Kandidatët fitues të fazës së dytë do të njoftohen të fillojnë punën duke lidhur kontratën individuale përkatëse.