Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpall pozicionin vakant “ Specialist i Teknologjisë së Informacionit”

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 25- vjeçare zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Besueshmëria, transparenca, efektiviteti dhe  qëndrueshmëria janë parimet që udhëheqin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në punën e tij me partnerët dhe donatorët. FSHZH aplikon metoda novative dhe është i orientuar drejt rezultateve afatgjata në interes të komuniteteve përfituese të projekteve që zbatohen prej tij.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit” shpall pozicionin vakant Specialist i Teknologjisë së Informacionit për databazat.

Funksionet & detyrat

Specialisti i databazave do të jetë pjesë e njësisë së IT dhe do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe administrimin e databazave të FSHZH.

 

Funksionet dhe detyrat që do të kryej:

  • Konceptimi, dizenjimi dhe dokumentimi i databazave për sistemet e FSHZH.
  • Monitorimi dhe optimizimi i performancës së databazave.
  • Modifikimi i databazave sipas kërkesave dhe kryerja e testimeve të nevojshme.
  • Kontrolli dhe monitorimi i aksesit të userave dhe i sigurisë së sistemit.
  • Planifikimi dhe implementimi i backupeve dhe rikuperimit të databazave.
  • Ofrimi i suportit teknik për të siguruar performancën dhe qëndrueshmërinë e databazave të sistemeve.
  • Diagnostifikimi dhe zgjidhja e problemeve që mund të shfaqen në databazat që FSHZH ka në përdorim.
  • Sugjerime për përmirësime të databazave dhe përdorimin e teknologjive të reja.

Profili i kandidatit

Kualifikime, Përvoja dhe Aftësitë:

1.     Të ketë diplomë master në një nga degët e Teknologjisë së Informacionit.

2.     Të ketë përvojë pune 3-5 vjet në fushën e zhvillimit dhe administrimit të databazave relacionale (SQL server, PostgreSQL, MySQL).

3.     Aftësi për menaxhimin e sistemeve: Windows Server 2003, Windows Server 2008, Windows Server 2012, Windows Server 2016, Linux (UBUNTU); përdorimin e paketave Microsoft Office 2000 – Microsoft Office 2016 etj dhe platformat e rrjetit: Router dhe Wireless Router, Switch, Hub etj.

4.     Njohuri për Monitorimin, Backup-in, dhe Sigurinë e sistemeve e menaxhimin e databazave.

5.     Njohuri dhe aftësi për programim në gjuhët: VBA, Microsoft Visual Basic 6, DOT.Net 2003 – 2015, PHP, Java Script, Ajax, Open Source.

6.     Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

7.     Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.

8.     Të ketë inisiativë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në kohë dhe me efektivitet.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit  burimenjerezore@albaniandf.org.