Fondi Shqiptar i Zhvillimit në emër të BERZH-it do të zbatojë ndërtimin dhe rindërtimin e një sërë rrugësh në Shqipëri. Midis tyre është edhe ndërtimi i rrugës Shëngjin – Velipojë. Ky segment rrugor do të jetë një aks i ri që do të lidhë dy qendra të rëndësishme të turizmit dhe pritet të japë një zhvillim të ri për të gjithë rajonin, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të turizmit.

Ky projekt është pjesë e programit Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale i cili do të financohet paralelisht nga një kredi e Bankës Botërore dhe synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të gjenerojë përfitime ekonomike si rezultat i ndërlidhjeve rrugore, veçanërisht në bujqësi dhe sektorët e turizmit, të cilët janë shtysa të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

Gjurma e rrugës së propozuar është 12.6 km e gjatë dhe mbulon afërsisht 12.5 ha. Përafërsisht 10.82 km të rrugës së propozuar do të përshkojnë Peizazhin e Mbrojtur nga Lumi Buna (Kategoria IUCN 5; Parku Kombëtar), i cili është nën administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Shkoder dhe është përcaktuar si moçal i Ramsar-it, ‘Zonë e Rëndësishme për  Zogjtë’ (ZRZ) dhe një kandidat për “Zona Smerald”.

Për këtë arsye, konsulenca RSK Group me ndihmën e FSHZH-së, kanë përgatitur një set dokumentash shtesë për vlerësimet dhe planet e veprimit për masat e shmangies dhe zbutjes së ndikimit mjedisor dhe biodiversitetit për të përmbushur Kërkesat e Performancës së BERZH-it (KP).

 

Shkarko Dokumentat: