Tiranë- 5000 banorë që përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga “Ura lidhëse” mes dy bashkive Belsh dhe Cërrik. Dhe jo vetëm. Janë 7 fshatra në Njësinë Administrative Gostimë, bashkia Cërrik me 12 180 banorë dhe 4 fshatra në Njësinë Administrative Grekan, me 5 019 banorë. Rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge ka sjellë përmirësimin e ndjeshëm të jetës së banorëve të fshatrave, në të cilat kalon ky aks rrugor. Kjo pasi është lehtësuar lëvizja për shërbimet bazë, drejt qendrave të bashkive respektive.

Gjithashtu është rritur qarkullimi më i shpeshtë i automjeteve, drejt rrugëve nacionale dhe drejt qendrave urbane. Kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, transporti nxit zhvillimin ekonomik të zonës që për banorët përkthehet në rritjen e të ardhurave dhe mundësive, për ide të reja investimi në këto sektorë. Me mbylljen e procesit të asfaltimit po punohet për sinjalistikën horizontale e vertikale në të gjithë gjatësinë e rrugës, për të mundësuar siguri për këmbësorët dhe automjetet.