Tiranë- Vijojnë punimet për objektin “Unaza e qytetit B. Curri, faza e dytë”. Aktualisht në lagjen “Partizani” po punohet me shtresën e binderit dhe me përfundimin e pllakave të trotuarit.
Ndërkohë në segmentin e lagjes “Dardania” vijon puna për me sistemimin e kanalizimeve (të ujrave të bardha e të zeza) dhe vendosjen e bordurave.

Duhet sjellë në vëmendje se për qytetin e Bajram Currit, kjo ndërhyrje vjen në ndihmë direkte të banorëve të zonës në përditshmërinë e tyre, për akses në shërbimet bazë. Si dhe do të mundësojë lehtësimin e trafikut ndërqytetas, teksa përdoret si hyrje drejt pikave turistike në veri të vendit. FSHZH asiston NJQV-të dhe komunitetet, për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës social-ekonomike, duke implementuar projekte të ngjashme në të gjithë vendin.