Aktualisht janë realizuar rreth 65 % e punimeve

Projekti i rehabilitimit kompleks për Lagjet 4, 5 dhe 6 përfshin gjithë zonen e pallateve si dhe banesta individuale (vila 2-3 kate) synon të përmbushë objektivin e Bashkisë Kukës, për rehabilitimin e infrastrukturës në tërësinë e vet duke përfshirë si, urbanizimin e lagjeve nr. 4, 5, 6, arkitekturën e objekteve ekzistuese, infrastruktura rrugore, ndriçimi, gjelbërimi, si dhe infrastrukturën nëntokësore K.U.B., K.U.Z., rrjetin elektrik, telefonik, internetit dhe televizionit.

Ndërhyrja nga FSHZH mbështetjen e Qeverisë Shqiptare është në proces zbatimi për rehabilitimin e rrugëve, hapësirave publike midis pallateve, në përputhje me natyrën arkitektonikën e secilit objekt më vehte por dhe me unifikimin e tyre dhe lidhje me zhvillimin urban që zona po merr me këtë investim.

 

Në krahasim me situatën e mëparshme lindi nevoja që të riorganizohet territori për tu përdorur për rrugë automobilistike, rrugë këmbësore, ambiente pushimi me gjelbërim. Rruga do të ketë një korsi lëvizje dhe trotuare nga të dy anët. Shtresat e rrugës janë llogaritur dhe trajtuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë garanci per rrugën, qëndrueshmëri dhe të përballojnë kapacitetet faktike dhe të perspektivës.

Përveç krijimit të mundësisë së parkimit në rrugët e brendshme të lagjes është patur parasysh nevoja në rritje për sheshe parkimi për banorët e zonës si edhe për të tjerët të cilët gjatë ditës kryejnë aktivitete të ndryshme në zonë. Për këtë arsye, gjatë hartimit të projektit është parë mundësia e ndërtimit të parkimeve në brendësi të bllokut me gjerësi 2.5 ÷ 4 m.

Në rehabilitimin e plotë të lagjeve 4, 5, dhe 6 është parashikuar gjithashtu dhe komponenti i gjelbërimit të ulët dhe të lartë. Për gjelbërimin është pasur parasysh si gjelbërimi i sipërfaqeve të lulishteve ashtu edhe ai rrugor me pemë dekorative.