Tiranë- Aktualisht po vazhdon puna me shtrimin me kubik guri të shesheve dhe trotuareve. Si dhe veshja e fasades së godinës së re të bashkisë.

Ky qytet së shpejti do të ketë qendrën e tij të re urbane. Ndërhyrje kyçe prej përmirësimit të rrjetit inxhinierik nëntokësor, e deri në pajisjet me sinjalistikën përkatëse dhe punimet e ndriçimit dhe gjelbërimit.

Realizimi i zonës pedonale, për shëtitjet e qytetarëve, do të pasurohet me mjedise çlodhëse, kënde lojrash për fëmijë dhe hapësira rekreative. Duke rivitalizur kështu dhe bizneset e vogla përgjatë hapësirës.

Me financim të qeverisë shqiptare do të mundësohet një ndryshim rrënjësor, në drejtim të urbanizimit dhe rritjes së standardit së jetesës për banorët e zonës.