TIRANË- Aktualisht kanë përfunduar gërmimet në fshatin Gjorm, ndërkohë në proces janë në fshatrat Lepenicë dhe Brataj.
Gjithashtu punimet vazhdojnë në pjesën e dytë Brataj- Ura e Laskos, konkretisht gërmime në fshatrat Kallarat dhe Laskos.
Rruga e Lumit të Vlorës do të mundësojë lidhjen e dy rrugëve nacionale (SH4-SH8), si dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës.
Këto fshatra do të trajtohen si qendra urbane, pasi në to do të ketë dhe punime civile si ndriçim, trotuare, elementë të sigurisë rrugore dhe vendkalim për këmbësorë.

Tashmë do të krijohet një lidhje e plotë midis fshatrave të Vlorës dhe jo vetëm. Kjo e fundit do të lidhet me Himarën si dhe për banorët e Gjirokastrës dhe Tepelenës, dalje më e shpejtë në bregdet.
Ky projekt pritet të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit, duke ndihmuar banorët për tregtim të produkteve në tregjet e qyteteve kryesore, në transport si dhe në qarkulllimin e shpeshtë të automjeteve dhe vizitorëve përgjatë rrugës.