TIRANË- Njësia administrative Grabian ndodhet në perëndim të qytetit të Lushnjes dhe Fushës së Myzeqesë.
E pozicionuar më së miri gjeografikisht, me klimën e duhur, për të favorizuar prodhime bujqësore dhe blegtorale.
Zona ka burime ujore të mjaftueshme, por deri dje me një rrjet furnizimi jo funksional dhe të degraduar.
Në kohë banorët kanë qenë me kushte nën minimale higjeno-sanitare.

Projekti me investim të Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e stacionit të pompimit, tubacionit kryesor, si dhe rrjetit të shpërndarjes së ujësjellësit të Grabianit është një domososhmëri, për tju siguruar banorëve nga sot e tutje, furnizim 24 orë me ujë dhe sipas standardeve europiane.
Punimet përfshijnë:

  • Ndërtimin e rrjetit shpërndarës brenda në fshatin Grabian bashkë me pusetat e komandimit, ajrimit, shkarkimit dhe shuarjes së presionit,
  • Ndërtimin e katër pusëve të ujit,
  • Ndërtimin e Rezervuarit Grumbullues 75 m3 dhe stacionit të pompimit,
  • Ndërtimin e Depos së ujit 1000 m3 bashke me dhomën e klorit,
  • Ndërtimin e 163 pusetave të matësve të ujit brenda në rrjetin shpërndarës,
  • Ndërtimin e Linjës së transmetimit nga Stacioni i Pompave deri tek Depo Uji 1000 m3.

Me një shtrirje në 30 vitet e ardhshme, ky projekt do të mbulojë në kërkesë 1312 abonentë, punimet e të cilit parashikohen të përfundojnë në Janar të vitit 2021.