TIRANË – Në Lezhë Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon rikonstruksionin e plotë të aksit Balldren-Bend  me një gjatësi rretj 19.3 km
Aktualisht punimet po vazhdojnë në km e 15-të, në qendrën e banuar të Torovicës, me shtresë asfalti, mure e kunetë betoni.
Ky investim po ndiqet hap pas hapi, në ndihmë të 10 mijë banorëve të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave, të cilët përfitojnë në mënyrë direkte.

20 vitesh infrastrukturë të degraduar, rreziku në qarkullim për këmbësorët dhe mjetet, sot ky projekt është në fokus dhe me financim nga Qeveria Shqiptare, në shërbim të komunitetit.
Ky aks do të kthehet në një nyje të rëndësishme për mjetet dhe banorët e saj, si dhe do të lehtësojë aksesin e fermerëve drejt tregjeve në qytetin e Lezhës.