TIRANË-  Një punë delikate që po ndiqet gur pas guri, duke zbatuar me korrektësi parametrat e duhura, për ta sjellë në formën më optimale, për vendasit dhe turistët e huaj.
Këta të fundit jo vetëm që nuk u penguan prej punimeve, por puna e mjeshtrave të kalldrëmit u kthye në kuriozitet dhe atraksion turistik.

Ky mozaik është pjesë e investimeve që po kryhen në “Qafën e Pazarit” Gjirokastër dhe po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” financuar prej qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.