Tiranë-Kanë përfunduar punimet në ujësjellësin Shkëmbi i Kavajës dhe vijojnë “punët e fundit” në 3 skemat e tjera me 96% realizimi. Në këtë LOT janë të përfshira  4 skema të ujësjellësave në bashkitë Tiranë dhe Durrës.

  • Në skemën e ujësjellësit Zall Bastar lot 4.1 kanë përfunduar linjat e tubacioneve në linjën e transmetimit dhe rrjetin e brendshëm në fshatrat Vilëz, Zall Dajt, Zall Bastar, Kodër Shupal dhe Beshë. Gjithashtu ka përfunduar ana ndërtimore dhe janë kryer montimet e pjesëve speciale në dhomat e komandimit në të 6 Depot e Ujit në fshatin Vilëz@ Malvilëz, Shëngjin i Vogël, Zall Dajt, Kodër Shupal e Beshë, si dhe është bërë ndërtimi i dhomave të klorinimit për fshatrat Malvilez, Vilëz e Shëngjin i Vogël.  Janë vendosur pusetat e shpërndarjes së ujit në fshatrat Beshë, Kodër Shupal, Zall Dajt, Vilëz e Shëngjin i Vogël dhe kanë përfunduar  testet e presionit tek skemat e ujesjellësit në Zall Bastar dhe betonuar  puseta e lidhjes në Qaf Molle.
  • Në skemën e ujësjellësit Arapaj&Xhafzotaj kanë përfunduar linjat e tubacioneve në rrjetin e brendshëm në fshatin Xhafzotaj ndërtimi i kasetave të shpërndarjes dhe atyre murale, ajruesve dhe hidranteve. Është ndërtuar dhoma e valvulave dhe janë bërë instalimet e pjesëve speciale të nevojshme në të.  Testet e presionit të tubacioneve kanë përfunduar  së bashku me shtesat asfaltike.

Në vijim do të punohet në objekt me instalimet e matësve të ujit në kasetat familjare, kompletimin  e katër pusetave të matësve kolektiv të pallateve  dhe kompletimin e  dhomës  së valvulave tek depo uji 6000 m3.

  • Në skemën e ujësjellësit Katund i Ri janë ndërtuar linjat e tubacioneve në rrjetin e jashtëm dhe të brendshëm në fshatrat Jube, Sukth Erzen,  Katund i Ri, Fllakë, Qerret, Sektori Rinia dhe Lagja Mirditë. Janë ndërtuar  840 kaseta shpërndarje për abonentët, 9 puseta ajrimi,  6 puseta shkarkimi,  74 kalime me tubacion celiku, 12 hidrante, 11 puseta bashkë me instalimet e matësve në linjat e fshatrave.

Gjithashtu kanë përfunduar asfaltimet në rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme. Në vijim do të punohet në objekt me montimin e pusetave murale dhe betonimin në kokë të  pusetave të shpërndarjes, ndërtimin e linjave të ujësjellësit e pusetave  familjare në rrjetin e brendshëm, testet e presionit, për tubacionet  dhe betonimin e  mureve të konstruksiont mbajtës të depos së ujit kulle 200 m3. Janë rreth 36,418 banorë përfitues direkt të këtij investimi, të cilët do të kenë furnizim 24/7 të pastër higjenikisht, sipas udhëzimeve të BE-së. Përmirësimi i infrastrukturës për cilësi më të mirë jetese.