Tiranë-Skemat e reja të ujësjellësit po vijojnë të ndërtohen në të gjithë vendin. Në Durrës në Njësinë Administrative Katund i Ri ndërhyrja në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ju vjen në ndihmë banorëve të fshatrave; Jube, Erzen Sukth, Qerret, Katund i Ri, Fllake, Sektori Rinia dhe Mamez & Lagje Mirditoreve.
Në terren punimet po vazhdojnë me vendosjen e tubacioneve në rrjetin e brendshëm dhe për çdo kantier janë vendosur tabelat informuese, pasi është bërë paraprakisht plani i menaxhimit mjedisor.
Gjithashtu janë bërë gërmimet, betonuar pilotat tek depo e ujit kulle 200 m3. Është hedhur shtresa e çakullit e shtresa e varfër e betonit, si dhe është bërë përgatitja e hekurit të pllakës e betonuar.
Në javët në vazhdim do të punohet me linjat në rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit.
Ky program financohet nga KfW, IPA 2013, WBIF dhe Qeveria Shqiptare për të përmirësuar kushtet bazë të jetesës, në zonat rurale të përfshira në program.