Tiranë-Vijojnë me ritëm të lartë punimet në Unazën Bujqësore të Myzeqesë
Projekti në total prej 11 km i cili do t’i shërbejë drejtpërdrejt rritjes së aksesit të fermerëve në tregje, në zonat rurale dhe urbane.

Në lotin 1, Ngurrëz Fieri i Ri – Kashtbardhë kanë përfunduar shtresat asfaltobeton, në rrugë dhe degëzime, sinjalistika horizontale dhe vertikale, si dhe vendosja e barrierave metalike (guard rail), konkretisht:
– në segmentin “Sistemim Asfaltim i rrugës Lumi Seman – Rrotondo Ishëm” 0.99 km
– në segmentin “Sistemim Asfaltim i rrugës -Ngurrez e Madhe”4.64 km
– në segmentin “Sistemim Asfaltim i rrugës Fieri i Ri -Kashtbardhë” 5.48KM
Kjo ndërhyrje më financim të Qeverisë Shqiptare do të lidhë të gjithë zonën me autostradën Lushnje-Berat, duke synuar rritjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe krijimin e mundësive për aktivitete të reja ekonomike, për 15 mijë banorë përfitues direkt