Tiranë  -Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon me projektin e radhës, konkretisht në ndihmë të banorëve në bashkinë Rrogozhinë.

Projekti përfshin rikonstruksionin e aksit Qendër Gose – Hekurudha – Gose e Madhe, në një gjatësi prej 1.6 km dhe parashikon punimet si më poshtë:

  • Ndërtimin e një ure të re dhe 3 tombino box culvert
  • Rehabilitimin dhe përmirësimin e kanalizimeve (te ujrave te zeza dhe te ujrave te bardha)
  • Ndërtimin e trotuareve në zonat e banuara, të pajisura me ndricim dhe të gjithë sinjalistikën përkatëse (horizontale+ vertikale)
  • Shtresa asfaltike
  • Binder dhe asfaltobeton

 

Ky projekt është në fazat përfundimtare të tij dhe synon të përmirësojë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin ekonomik të zonës dhe jetesës së qytetarëve.