Berati u shpall Qytet Muze në vitin 1961, si rezultat i përpjekjes së parë të Qeverisë Shqiptare për të ruajtur trashëgiminë arkitektonike dhe historike në qytete dhe fshatra dhe më pas i është nënshtruar rregullores kombëtare mbi trashëgiminë kulturore, së fundi e përmbledhur në Ligjin Nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Zona e mbrojtur, e përbërë nga tre lagje: Gorica, Mangalemi dhe Kala, u përfshi nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Botërore (2008) si “Shembull i rrallë i një karakteri arkitektonik tipik të periudhës Otomane” duke përcaktuar qartë kufijtë e qendrës historike dhe zonës së mbrojtur.

Gjatë 2-3 viteve të fundit janë shtuar ndjeshëm flukset e vizitorëve nga vendi, nga Kosova e të huaj, si dhe vërehet një riaktivizim i traditive më të mira të qytetit kundrejt vizitorëve. Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e çlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne. Por në gjendjen ekzistuese, si për vizitorët vendas e të huaj ka lindur nevoja për trajtimin e problematikave:

1-Sheshi në veri kufizohet nga rruga “Santa Lucia” dhe sheshi “Iliaz Vrioni”, në jug me “Shëtitoren Osumi”, në perëndim nga ku mbyllet rruga historike” Antipatrea”.

2-Sheshi ka pësuar degradime të ndryshme përgjate viteve, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve të mëparshme, ku evidentohen prishja e shtresave të tij.

3-Sheshi gjatë ditës nuk është i frekuentuar, për shkak të nxehtësisë që ai emëton në mjedis, mungesës së gjelbërimit dhe mobilimit urban.

4-Gjithashtu vihet re një mungesë e theksuar e vendeve të parkimit përreth sheshit duke vështirësuar qarkullim/ndalimin e automjeteve.

Koncepti i sheshit është menduar si një hapësirë e integruar me gjelbërimin, ku në të njëjtën kohë të kryhen dhe aktivitete të ndryshme. Sheshi është menduar me dy funksione kryesore atë të një hapësire si dhe parking nëntokësor që do të jetë në shërbim të qytetit, duke bërë një lehtësim për parkimin e automjeteve në qytet. Gjelbërimi është menduar në jetë në perimetër të qytetit dhe ne pjesën Jugore të tij ku shtrihet edhe lumi Osum. Hyrjet për në parkingun nëntokësor janë menduar në të dy anët e sheshit ku janë edhe flukset me të mëdha të automjeteve nga pjesa e qytetit rruga Antipatrea si dhe në anën jugore nga rruga Santa Lucia që është dhe rrugë nacionale.

Planimetria e Parkut

Pjesa e sipërme e parkut është konceptuar si një ndërthurje e arkitekturës të qytetit të Beratit edhe asaj moderne. Sheshi ka aksesueshmëri nga të gjitha drejtimet e tij për qytetarët. Në shesh janë dy hyrje për automjetet në parkimin nëntokësor – hyrja Jeshile dhe hyrja e Kuqe, si dhe janë menduar edhe dy hyrje për këmbësorët në parkim.  

Planimetria e Katit Nëntokë

Parkingu nëntokësor do të ketë një kapacitet prej 198 vendesh parkimi, me dy hyrje për

automjetet, hyrja jeshile që ka aksesueshmëri nga rruga Santa Lucia si dhe hyrja e kuqe që

aksesohet nga rruga nacionale Antipatrea.  Në anën perëndimore të sheshit janë menduar edhe dy shkallare në forme spirale për qytetarët që të nxjerrin në pjesën e sipërme te sheshi.