Tiranë-Fshati Qerret vitet e fundit ka patur një zhvillim të shpejtë urban dhe rritje të konsiderueshme në industrinë e turizmit. Nxitja e shumë aktiviteteve dhe shërbimeve ka sjellë një qarkullim më të lartë nga ana e vizitorëve. Kjo paralelisht ka nxjerrë në pah dhe nevojën për plotësimin me një infrastrukturë të domosdoshme. Për të lehtësuar aksesin duke lidhur lëvizjen e mjeteve nga rruga kryesore, qarkullimin brenda fshatrave turistike si dhe në mënyrë direkte rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve.

Me financim nga Qeveria Shqiptare aktualisht po punohet për zgjerimin e rrugës dhe procese si gërmim, mbushje me çakëll. Gjithashtu për punimet kanë vijuar dhe për rehabilitimin e kanalit kullues, ku kanë përfunduar për ndërtimin e murit mbajtës. Ndërkohë në rrugën “Fshatrat Turistikë” ka përfunduar dhe shtrimi me asfalt. Sezoni i ardhshëm veror do të gjejë një infrastrukturë të realizuar në shërbim të komunitetit, bizneseve të zonës dhe pushuesve të shumtë. Përmbushja e një prej kushteve kryesore që do të përmirësojë qarkullimin dhe të nxisë rritje në industrinë e turizmit.