Tiranë- Aktualisht vijon puna për suvatimin e fasadave përgjatë gjithë vijës, me vëmendje ndaj mobilimit urban, prej ndërtimit të mureve rrethuese të shtëpive deri në pajisjen me ndriçimin dhe sinjalistikën e duhur. Shumë shpejt do të vijojnë punimet dhe për gjelbërimin e zones Maliq-Drithas.

I përbërë nga 6 njësi administrative: Pojan, Vreshtas, Libonik, Gorë, Moglicë, Pirg, prej kohësh qyteti i Maliqit nga kjo rrugë vuante pasojat e amortizimit, mungesës së kanalizimit, asfaltit me gropa dhe mungesës në ndriçim dhe sinjalistikë. Sot bulevardi Maliq-Drithas është pjesë e programit të “Rrugëve lidhëse rajonale dhe lokale” me financim të qeverisë shqiptare, duke ofruar një hapësirë me infrastrukturë bashkëkohore, në shërbim të komunitetit.