Ndërtimi i pedonales dhe korsisë së biçikletave të Liqenit të Belshit, Faza III
Kanë përfunduar punimet për betonimin e shëtitores, rrethimin e fushave sportive, rrjetin vaditës dhe ndriçimin e shesheve dhe fushave.
Aktualisht po punohet për sistemimin e sheshit dhe të skarpatave, me mbushje dheu vegjetativ.
Gjithashtu dhe me ndërtim muresh betoni, për lidhjen e shëtitores te pompat e ujit, instalime hidraulike/ elektrike te godina e shërbimit.

Në total ky projekt synon krijimin e një hapësire në shërbim të komunitetit dhe rritjen e të ardhurave për ekonominë lokale, duke rivitalizuar bizneset e zonës dhe agroturizmin.
Me financim të Qeverisë Shqiptare, kjo ndërhyrje parashikohet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Duke krijuar kështu një destinacion familjar, për fundjavat tuaja!