Tiranë- Vijojnë punimet për rikonstruksionin e këtij aksi të rëndësishëm, në jug të vendit.
Aktualisht me fokus në segmentet Ura e Gjormit – Brataj dhe Brataj – Ura e Laskos.
Në këtë periudhë ka patur vijueshmëri në gërmime dhe mbushje. Të dy segmentet po aplikojnë teste sipas specifikimeve teknike, për shtresat dhe terrenin natyral. Gjithashtu po kryejnë spostimin e linjave elektrike, ngritjen e centralit të betonit dhe furnizimin me materialet e nevojshme për të.
Tashmë kanë filluar dhe ndërtimi i veprave të artit (si mure mbajtëse dhe pritëse, tombino të dimensioneve të ndryshme).
Ky aks do të ofrojë parametra të lartë të sigurisë, përmes zgjerimit të trasesë, përmirësimit të parametrave dhe nivelimin e saj me material shkëmbor dhe trajtimin e nënshtresave.
Për pjesët e rrugës që kalojnë në zona të banuara është parashikuar dhe sistemi i trotuarëve dhe ndriçimit.
Segmenti Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, me një gjatësi 27.1 km do të sigurojë një rritje të përfitimeve ekonomike dhe sociale për popullsinë lokale