Tiranë- Ky segment fillon në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë dhe përfundon në fund të një lagjeje të fshatit Budull, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë. Ky aks rrugor i përket NJVV Krujë dhe NJVV Vorë. Ky aks rrugor ka tipologji të ndryshme të shtresave rrugore përgjatë tre segmenteve.

Problematikat ekzistuese dhe punimet e parashikuara:

Segmenti 1: L=350m

Kjo pjesë nuk ka një gjerësi të pamjaftueshme. Gjerësia e bankinave është e vogël në anën e majtë. Në këtë segment është e nevojshme sinjalistika dhe mbrojtja me parmakë metalike mbrojtës (guard rail) në anën e majtë.

Segmenti 2: L=350m-380m

Rruga nuk ka pjerrësinë e duhur për kullimin e ujërave. Mungon sinjalistika horizontale dhe vertikale mbrojtja me parmake metalike (guard-rail). Në këtë segment parashikohen punimet  e mëposhtme

  • Gërmimi dhe pastrimi i kanaleve kulluese
  • Frezim në thellësi
  • Ndërtim bankine me stabilizant

Segmenti 3: L=1260m

Sipas të dhënave nga Njësia Administrative Bubq (Ish Komuna Bubq), në këtë segment rrugor është ndërhyrë në vitet 1998-1999. Paraqiten deformime të bazamentit, plasaritje gjatësore dhe në formë të rrjetëzuar dhe konstatohen gropëzime. Si dhe mungesë sinjalistike dhe mbrojtje me parmakë metalikë (guard – rail). Në këtë segment parashikohen proceset e punimeve:

  • Gërmimi dhe pastrimi i kanaleve kulluese
  • Skarifikim i shtresës së asfaltit ekzistues
  • Gërmim për kasonetë në anën e djathtë ose të majtë
  • Shtresë cakulli
  • Shtresë stabilizanti
  • Binder
  • Tapet
  • Ndërtim bankine me stabilizant

Ndërkohë përsa i përket punimeve jashtë trupit të rrugës:

Rrugët lidhëse (rreth 10) propozohen të trajtohen me shtresa asfaltike dhe asfaltobeton. Rrugët për hyrje në banesa dhe në parcela bujqësore parashikohen të trajtohen me një shtresë binderi. Kryqezimi në qendër të fshatit Budull parashikohen të trajtohen me shtresa asfaltike binder dhe asfaltobeton.

Aktualisht punimet po vijojnë me hedhjen e shtresës së asfaltobetonit.