Tiranë- Projekti parashikon rehabilitimin e të gjitha rrjeteve të infrastrukturës, mureve mbajtëse dhe veprave të artit, si dhe përmirësimin e shtresave të asfaltit
Në këtë fazë do të punohet vetëm në trupin e rrugës dhe nuk do të preken pronat privat përgjatë segmentit në fjalë. Procesi i shpronësimeve do të vijojë paralelisht. Me të përfunduar ky proces, projekti do të vazhdojë me fazën e dytë që parashikon përmirësimin rrugës me elementë shtesë si korsi për biçikleta, shtigje për këmbësorë, ndriçim dhe gjelbërim.

Investimi financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe zbatohet nga Fondi i Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale”.
Përveçse në ndihmë të banorëve të Pogradecit, kjo rrugë pritet t’i japë nxitje zhvillimit të turizmit.