Tiranë  –  E braktisur prej 4 vitesh, tashmë kjo godinë është drejt rindërtimit të plotë të saj.

Kjo ndërhyrje konsiston në rikonstruksionin e ambienteve të brendshme, si dhe rimodelimin e fasadës së jashtme, duke përfshirë të gjithë dhomat, sistemin e ngrohjes qendrore, pjesët hidrosanitare, deri në ambientet sportive.

 

Në vijim të financimit nga Qeveria Shqiptare ky projekt pritet të përmirësojë totalisht dhe të lehtësojë aksesin në shërbimet bazë, për 160 studentët e konviktit, me çmime ekonomike.

Gjithashtu është parashikuar ndërhyrja e radhës, për ta lidhur këtë kampus universitar me Parkun Olimpik.