Traditë, natyrë, histori

Me siguri keni kaluar rrugës, por jo gjithmonë keni ndaluar në Tepelenë. “Qëndrimet e para si pasagjer” fillonin me aksin rrugor (më parë e amortizuar), më pas me lagjen e Kalasë “nuk është e hapur, çfarë do të shohim” momente që në biseda automjetesh ju plotësonin panoramën për të mos ndaluar.

Teksa ndiqni zhvillimet e fundit, mund të kuptoni se FSHZH po zbaton literalisht sloganin

#ngajugunëveri”, duke ndaluar me durim në cdo qytet, pas rrugës, në lagje zona rurale e urbane për të rikthyer vëmendjen turistike. Vëmendje që në hark të shkurtër kohor sjell të ardhura, vizitorë, nxit investime e shumë shpejt banesat individuale nxitojnë të integrohen me zhvillimin.

Tepelena ishte kthyer në një xhep ndalesash të rastësishme dhe potenciali që ajo mbart nuk e justifikon këtë. Lagja e Kalasë dhe simboli historik i qytetit ishin mbuluar në ngrehina pa leje, llamarina, dërrasa e mbeturina duke lënë në harrëse krenarinë e një historie. Banorët që jetonin përditë nën një nga monumentet më të rralla historike dukej se nuk kujtonin më rëndësinë e zonës.

Në këtë drejtim FSHZH me suport të Qeverisë Shqiptare ka realizuar projektin e radhës në këtë qytet; “Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të kalasë Ali Pashë Tepelena, vazhdimi i Shëtitores përgjate Hyrjes së Kalasë, Loti II dhe rehabilitimi i hapësirave përreth kalasë”.  Ndërhyrje në mbrojtje të origjinalitetit dhe historisë, që kalaja të rimarrë vlerat e saj historike dhe të bëhet e vizitueshme nga turistë vendas dhe të huaj.

Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme është shoqëruar me trotuare, sistemimin e Sheshit dhe veshja me pllaka guri, punime gjelbërimi, si dhe hapësira parkimi. Në strukturat pritëse përshtatur së fundmi, banorët duke shprehur mirënjohjen për mundësinë ju rrëfejnë me krenari vizitorëve edhe ndërkombëtarë bukuritë e qytetit.

Këta të fundit, të cilët prodhojnë reaksion zinxhir në guida ndërkombëtare shprehjen: “Kisha dëgjuar shumë për këtë kala, kam lexuar edhe Bajronin dhe kam patur mjaft dëshirë që ta vizitoj nga afër. Ndihem mirë që plotësova një ëndërr timen për të qenë i pranishëm në një prej fortifikimeve të ndërtuara nga Ali Pashë Tepelena”– thotë një turist nga Anglia, ndërsa viziton mjediset e brendshme të kështjellës.