Traditë, kulinari, turizëm!
Nësë keni vizituar  luginën e Vjosës, me siguri shumë pranë bregut të Luginës, i’u ka zënë syri fshatin Çarshovë. Fshati shpesh ka ngjallur kuriozitet në kalimtarë vendas e të huaj, pasi njihet edhe si vendbanim i vjetër që daton prej shek. XV.
Shqetësimet e banorëve dhe problematikat e vizitorëve përmblidhen nën shprehjen: “njëherë që vijmë, rruga në çdo vend është tërë gropa”, kjo për shkak të infrastukturës tejet të amortizuar e cila për vite me radhë e kishte lënë zonën (me jo pak, por rreth rreth 3000 banorë) nën harresë. – Vizitor

Banor i Zonës

Që prej ndërtimit të saj para viteve 90, në aksin e rrugës kryesore nacionale SH4, ishte ndërhyrë vetëm në disa pjesë të saj. Më parë është investuar me copa-copa, edhe pse rruga ishte shumë keq dhe makinat i shkatërruam.
Në këto kushte, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare ka kryer ndërhyrjen e domosdoshme “Rikonstruksioni i rrugës Përmet – Çarshovë” duke e bërë më të sigurt qarkullimin dhe shkurtuar kohën e lëvizjes për automjetet. 

Znj. Mirela Kumbaro

Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Me përfundimin e këtij aksi Përmet – Çarshovë, një erë e re për zhvillim po rikthen theksin tek bujqësia dhe blegtoria e ndërthurur me traditën në kulinari dhe vlerat kulturore që mbart. Aksi ka rëndësi të lartë strategjike për zhvillimin e zonës dhe diversifikimin e ofertës turistike (agroturizëm, sporte alternative etj.). Investimi e ndërlidh atë dhe afron daljen në bregdet jo vetëm për qytetin e Përmetit, por edhe për qytetet si Korçë, Ersekë, Kolonjë, Leskovik, Gjirokastër dhe Tepelenë.
Gjithashtu, investimi do të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e konektivitetit rajonal si pjesë e segmentit shumë të rëndësishëm rrugor Tepelenë – Korcë – Kapshticë për transportin e mallrave nga Lindja në Perendim dhe anasjelltas, por edhe ndërkufitar, pasi të çon edhe në Greqi nëpërmjet pikës doganore ‘Tre Urat’.
Tashmë lëvizja në këtë segment do të jetë kënaqësi më vete për udhëtarët, pasi përgjatë gjithë gjatësisë së gjurmës zona karakterizohet për natyrën tejet piktoreske, ku bëhet lehtësisht e aksesueshme edhe për vizitorët e panumërt.