Në vijim të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Programit RWSP III, Komponenti “Masat Shoqeruese”, me financim nga FSHZH si:“Miqtë e Ujit”, ekspozita dhe konkursi i pikturave me nxënësit e shkollave në të gjithë vendin me tematik “Uji është Jeta” gjatë kësaj jave më datat 3-4 Shkurt është organizuar një workshop në Korçë me përfaqësues nga 7 kompani të Shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve që mbulon programi i Masave Shoqëruese, konkretisht:

  • Bilisht
  • Dibër
  • Tropojë
  • Himarë
  • Dimal
  • Klos me tematikë “Humbjet e Ujit dhe Bilanci i Ujit”.

Eksperiencat e fituara gjatë monitorimit të skemave të reja të RWSP III  tregojnë se Shoqëritë(UK) shpesh kanë vështirësi në krijimin e një besueshmërie lidhur me Bilancin e Ujit në skemat e reja.

Vështirësitë e hasura përfshijnë vendosjen e shifrave të sakta dhe të besueshme të prodhimit, vendosjen e shifrave të sakta të konsumit dhe lidhjet e paregjistruara/ilegale.

RWSP III synon krijimin e një situatë që do të lejojë ndërmarrjen të përcaktojë bilancin e ujit në mënyrë të saktë, duke ju ofruar më tej këtyre Utiliteteve (UK) mjetet dhe metodat për trajtimin e problemit më imediat, atë të lidhjeve të paligjshme.

Gjatë ditës së parë të këtij Workshopi do të zhvillohet koncepti i Bilancit të Ujit dhe fokus në humbjet tregtare dhe fizike.

Case study (Skema Miras) do të analizohet duke prezantuar të dhëna teknike (matjet e rrjedhës së natës) dhe të dhënat komerciale dhe pjesëmarrësit do të njihen hap pas hapi përmes analizimit të të dhënave të paraqitura, për të ndërtuar një Bilanc të Ujit dhe të identifikojnë masat për reduktimin e humbjeve. Mësimet e nxjerra do të zbatohen më pas në skemat respektive, nga Shoqëritë (UK Pjesëmarrëse) duke diskutuar dhe shqyrtuar gjithashtu veprimet primare që duhet të ndërmarrin në qytetin e tyre.

Pjesëmarrësve u është kërkuar të marrin me vete matësit e lëvizshëm të Shoqërisë (uk përkatëse) dhe do të trajnohen (praktikisht) në përdorimin e tij gjatë ditës së dytë (edhe në Miras).