Tiranë- Drejt përfundimit zbatimi i objektit “Rikonstruksion /rikualifikim urban pranë Qendrës së qytetit Vlorë Zona B, drejtim rrugës Justin Godart”

Me një ecuri fizike të punimeve 95% aktualisht është duke u punuar për të përfunduar pjesët e fundit të mobilimit urban. Si dhe shtrimin me pllaka guri përgjatë gjithë hapësirës.

Kjo ndërhyrje parashikon në total:

– 1489 m2 rrugë dhe trotuarë të shtruar më gurë,

– 332 m2 çati me tjegulla vendi,

– 887 m2 lyerje të fasadave,

– si dhe 7105 m2 sheshe të shtruar me gurë.

Ky projekt po zhvillohet në kuadër të Programit “Investime Prioritare me Impakt në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.”

Me financim të Qeverisë Shqiptare synimi i tij është përmirësimi i infrastrukturës, në përfitim direkt ekonomik dhe social për banorët e kësaj zone.