Tiranë-Drejt përfundimit punimet për sistemimin e sheshit në oborrin e shkollës.

Aktualisht në zbatim e sipër është projekti për mbrojten lumore, si dhe rikonstruksionin e urës mbi përroin e Budacit.Ndërkohë ka përfunduar asfaltimi i rrugës Vermosh – Doganë, të gjitha këto nënprojekte të zonës për ti siguruar asaj një pamje të re, duke e kthyer në një destinacion turistik me lehtësirat bazë të infrastrukturës, për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj.

Kjo ndërhyrje po zhvillohet në kuadër të programit “Punët në komunitet IV” zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim të CEB, WBIF, Qeverisë Shqiptare, në ndihmë të 120 mijë banorëve përfitues direkt.Duke sjellë një nxitje të ekonomisë lokale, përmes konvertimit të objekteve ekzistuese në bujtina, pika tregtimi, bare, restorante, etj. Rinovim dhe përmirësim të standardeve ekzistuese në përshtatje me arkitekturën tradicionale.Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingje me çadra, si dhe struktura për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën.