Tiranë- Teksa “historia prezantohet” gjatë sezonit turistik veror e jo vetëm, infrastruktura siguron kushtet dhe standardet më bashkëkohore për të mbërritur në destinacion. E në rastin tonë, jo në një por dy destinacione që vitet sollën të jenë pranë njëra – tjetrës, me shumë rrëfenja murosur në mure e harqe.

Rruga “Ura e Mesit – Kala e Drishtit” shumë pak km larg nga Shkodra, së fundmi ka qenë pjesë e programit për “Infrastrukturën Vendore Rajonale”. Projekti me financim nga Qeveria Shqiptare është një kontribut i shtuar në njohjen e këtyre dy momunemteve të kulturës, nga vizitorë vendas e të huaj.

Kjo  ndërhyrje përbën vetëm një ndër shtyllat e ndërhyrjeve për zonën e Drishtit,  që është pjesë e programit 100 Fshatrat të Qeverisë Shqiptare. Projekti do të financojë përmirësimin e aksesit rrugor për në kalanë e Drishtit dhe nëpërmjet programit 100 Fshatrat do të bëhet i mundur rivitalizimi i Drishtit dhe kthimi i tij në një model të zhvillimit të zonave historike e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu kjo rrugë është një degëzim i rrugës Shkodër – Dukagjin që të çon në fshatin Drisht dhe në Kalanë e Drishtit.  Rikonstruksioni i saj do t’i shërbejë rivitalizimit dhe zhvillimit ekonomik të zonës.

Pa patur më nevojën e “një transporti të sigurt” tashmë kjo rrugë është një atraksion kulturor e turistik më shumë, si dhe mundësi për disa aktivitete sportive përgjatë vijës.