Tiranë- Parku “Geraldinë” konsiderohet një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan. Një dhuratë nga Nëna Mbretëreshë, pasi ishte dhe vendlindja e mbretit Ahmet Zogu. 81 vjet më pas, parku që nderon emrin e mbretëreshës gjendet i vendosur në pjesën veriore të qytetit dhe është ende një ndër parqet me bimësinë më të rrallë, jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan.  Sipërfaqja është rreth 30000 m2, ku përfshihen një Xhami dhe Pallati i Kulturës së Burrelit. Aktualisht parku “Geraldinë” ka kalime të brendshme të dëmtuara, të cilat kanë nevojë për rehabilitim, si dhe zona që duhen të sistemohen.

Ndërkohë pjesë e projektit është dhe rikonceptimi i sheshit “Ahmet Zogu” përpara bashkisë së qytetit, rreth 4900 m2. Ndërhyrja synon të krijojë një hapësirë multifunksionale e të përshtatshme për aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen në qytet. Gjithashtu në këtë shesh ndodhen te grupuara dhe godinat  më të rëndësishme administrative për qytetarët.

Projekti parashikon shtrimin me gurë lokal të sheshit dhe restaurimin e pjesshëm të rrugicave të parkut. Përsa i përket sheshit aty do të riorganizohet duke respektuar kufijtë dhe volumet ekzistues.  Si dhe janë parashikuar ndërhyrje në nështresa, sinjalistikë, punime kanalizimesh, ndriçimi dhe mobilim urban.