Tiranë  -Një tjetër projekt i financuar nga Qeveria Shqiptare, i cili zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës.

Shëtitorja në hapësirë përfshn zonën nga porti dhe përfundon te Sfinksi. Punimet në këtë zonë përfshijnë shembjen e murit ekzistues, sipas kuotave të parashikuara, ndërkohë që po vijohet me ndërtimin e shkallareve drejt detit.

Ndërhyrjet janë të tipologjive të ndryshme, për të krijuar një zonë multifunksionale me:

  • hapësira publike
  • sheshe
  • hapësira të gjelbëruara
  • sistem i ri ndriçimi
  • parqe për aktivitete sportive
  • kënde lojërash për fëmijë.
  • lidhje me vijën bregdetare
  • kënde për spektakle dhe evenimente të vogla.