TIRANË – Vazhdon puna për ndërtimin e rrugës Fushë Krujë – Thumanë, 11.2 km. Deri tani janë realizuar 40% e punimeve.  Ka përfunduar hedhja e shtresës së binderit për 5.5 kilometra, ndërsa në seksionet e tjera të rrugës po punohet me shtresat e stabilizantit, tombinot, kanalet anësore, etj.

Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të përfundojë më 27 shtator, por problematikat sociale të pazgjidhura shkaktuan vonesa. Tashmë që pjesa më e madhe e tyre kanë marrë zgjidhje puna  po vijon intensivisht për të rekuperuar kohën e humbur me qëllim shtyrjen a afatit të përfundimit me sa më pak javë.

Rruga Fushë Krujë – Thumanë është një projekt që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rrugët prioriare. FSHZH u angazhua për identifikimin dhe vlerësimin e segmenteve rrugore prioritare me impakt të lartë në zhvillimin ekonomik.