“Si të krijoni rrjetin zinxhir midis aktorëve të inovacionit për promovimin e produkteve tipike lokale  në mënyrë që të tërheqin sa më shumë turistë – në një moment kritik për ekonominë lokale” ishte tema e diskutuar sot gjatë seminarit të dytë të “Komunitetit të Praktikës”, organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sot biznesi i vogël, ekspertë, studiues nga institucione lokale dhe inovatorët e rinj patën mundësinë të ndajnë përvojën dhe  diskutuan për një sfidë të përbashkët në lidhje me përpunimin e bujqësisë.