Dhërmiu, fshati më i bukur në botë” – Kështu do të shprehej autori që i ka dhënë emrit sheshit, në fshatin turistik bregdetar e nderohet aty çdo ditë nga banorët e vizitorët. Fshati i Dhërmiut shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, në shpat të malit, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. E keni vënë re, sesi shtëpitë janë ndërtuar në mënyrë të tillë që asnjëra prej tyre nuk bllokon dritën e tjetrës, e secila prej tyre të zbulon një panoramë të veçantë.

Së fundmi Dhërmiu mblodhi bashkë mjeshtra të gurit, nga e gjithë Shqipëria, të cilët si qëmoti shtruan rrugicat e kalldrëmit. Rrugica që për vizitorët ngjajnë me labirinte që të shëtisin në çdo cep të fshatit. Në skuadër pune me inxhinierët vijuan për të përmirësuar përgjatë shtrimit dhe të gjithë rrjetin inxhinierik nëntokësor. Kjo në kuadër të projektit më të fundit me financim nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës (CEB), për rikualifikim e Qendrës së Mbrojtur Historike Dhërmi. Projekt që vijoi dhe me fshatra të tjerë në jug, për t’ju mundësuar një uniformitet estetik, deri te riparimet e çative e punimet e gurit, në mbrojtje të origjinalitetit qindra vjeçar.

Banorët shprehen se: “Puna ka qenë shumë e madhe, në rrugicat e ngushta kanë punuar me krahë dhe kafshë ngarkimi si bënim vetë qëmoti, se nuk hyn makineria aty. E kanë rinuar, e kanë bërë më të bukur, ne veç vazhdojmë krenohemi me zonën tonë. Tani edhe më shumë, vijnë e vizitojnë të huajt ju tregojmë sa shumë histori kemi”.  E një tjetër më i vjetër në moshë, besnik i zonës asnjëherë larguar, me nostalgji rrëfen: “Unë nuk ngopem dot me këtë natyrë, sot e kësaj dite.  Urdhëro, ke detin, malin, ajrin e pastër, historinë. Qëkur ishim të vegjël, nëpër kalldrëm me vrap kush ngjitej i pari në kishë. Njësoj i ke të gjitha dhe sot, po punojnë t’i mbajnë në këmbë. Që këtu nuk me luan njeri.”

Ndërhyrja synon që ti motivojë të gjithë vendasit, të rikthejnë punët artizanale.  Krijimi i aksesit, marketingu i përbashkët nga shqiptarët, në rritje këtë periudhë vijon të ngjisë pas plazhit, vizitorët në një nga fshatrat model turistik. Të njihen nga afër me dëshmitë e njerëzve dhe arkitekturën e vjetër. Vlera e pronave është rritur akoma dhe më shumë, për banorët autoktonë. Ndihmuar kjo nga peizazhi që jugu i Shqipërisë ofron dhe gjatë sezonit veror bën që fshati piktoresk të mbipopullohet nga të gjithë krahinat e kombësitë.

Sic prof.dr. Bardhosh Gaçe nga kujtimet e tij do të citonte P. Marko: “Brigjet e Himarës dhe horizonti i përflakur midis Sazanit dhe Karaburunit më kanë frymëzuar përherë t’i shoh shqiptarët duke fluturuar në qiejt e lirisë e të dashurisë!