Mirë se vini në Dhërmi!

Nëse keni planifikuar të kaloni fundjavën në plazhet e jugut, ju sugjerojmë të bëni një ndalesë në qendrën historike të Dhërmiut. Procesi i rikualifikimit Urban zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim të Qeverisë Shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Evropës (CEB), e ka shndërruar Dhërmiun në modelin më të ri të fshatrave turistikë në bregdet. Kjo ndërhyrje ka sjellë gjithashtu rritjen e sipërmarrjeve private të reja, për t’ju përgjigjur kërkesës për shërbime nga vizitorët.