Këtë fundjavë mund të pushosh në Valbonë.
🔸Turizmi malor është elementi bazë që mban të gjithë veprimtarinë e zonës
🔸Terrene dhe atraksione të reja ende për tu eksploruar
🔸Nxitje e aventurave turistike

Ndërkohë para se të nisësh shtegun për Theth, mund të ndalosh në Qendrën e Turizmit Valbonë.  Rikonstruktuar së fundmi, një nga projektet e radhës në zbatim nga FSHZH. Në një hapësirë rreth 4180 m2, me 2 strukturat kryesore janë: zyra, bar dhe akomodim për turistët. Si dhe 4 shtëpiza të reja prej druri si një domosdoshmëri, për t’ju përgjigjur fluksit turistik.

🔸Informacion dhe akomodim
🔸Kushte dhe shërbime dinjitoze, në prezantimin e zonës
🔸Nxitje e iniciativave vendase